Digjet flamuri turk në Tetovë, reagon edhe partia turke UETD

Kryetari i Bashkimit të demokratëve turq Evropian (UETD), Salih Utaş, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj flamurit turk në Tetovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në rrjetet sociale, Utaş është shprehur se në mënyrën më të ashpër dënojnë sulmin e ditës së djeshme ndaj falmurit turk të kryer nga një person apo persona të pa-identifikuar në Tetovë.

“Jam i sigurtë se nuk do t’ia arrijnë kurrë qëllimit me ketë veprim që synon të provokojë vëllazërinë turko-shqiptare. Poashtu duam që autoritetet maqedonase të zbulojnë sa më parë dhe të ndëshkojnë në mënyrën më të ashpër këto persona të cilët pasi kanë filmuar këtë veprim të shëmtuar e kanë publikuar në median sociale”, ka shkruar Utaş, duke theksuar se veprimet e tilla nuk i prishin, por i forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet.

– Vendoset përsëri flamuri turk bashkë me atë shqiptar –

Në rrjete sociale poashtu u postuan fotografi të cilat tregojnë se nga anëtarët e degës rinore të UETD-së janë rivendosur sërish flamujt turq dhe shqiptar në derën e shtëpisë, ku më herët u largua flamuri turk në Tetovë.

Anëtarët e degës rinore kanë theksuar se me vendosjen e dy flamujve synojnë të shprehin vëllazërinë turko-shqiptare dhe të tregojnë se nuk kanë rënë pre e provokimit.

Videoja e publikuar në Facebook me pamjet e sulmit të shëmtuar ndaj falmurit turk në Tetovë shkaktoi reagime të ndryshme, ku dhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ka reaguar duke e quajtur këtë akt “iniciativë të shëmtuar provokuese”.

“Është tejet shqetësuese kjo iniciativë e shëmtuar provokuese ndaj flamurit tonë të çmuar që ka vlerë të madhe dhe rëndësi për kombin turk” ka theksuar ambasadorja Kara duke shtuar se “Në mënyrën më të ashpër e dënojmë këtë incident, i cili synon të nxisë ndjenjat për ligësi dhe urrejtje, duke i dëmtuar marrëdhëniet e rrënjosura vëllazërore dhe miqësore, dhe e ftojë popullin tonë për arsye të shëndosh para incidenteve të këtilla provokative jo të mira”.

“Si Ambasadë, nga afër ndjekim ngjarjet dhe i kemi nisur të gjitha nismat e nevojshme nëpërmjet kanaleve diplomatike për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarjeje jo të hijshme që ka për qëllim flamurin tonë të lartë, si dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme të mundshme”, ka theksuar ambasadorja turke, Tülin Erkal Kara.

Poashtu edhe Komuniteti turk në Maqedoni ka reaguar pas sulmit ndaj flamurit turk në Tetovës. Në reagime, partitë politike dhe organizatat turke e dënojnë sulmin dhe u bëjnë thirrje autoriteteve kompetente t’i zbulojnë dhe t’i dënojnë autorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button