Rruga e Kombit me pagesë, Berisha: Sot filloi taksa “Edvin”

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me taksën 5 euro për çdo makinë që do të kalojë në tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit që nga dita e sotme, transmeton Noa.al.

“Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro në rrugën e Kombit!”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai shton se duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në rrugën e Kombit do paguajë taksën “Edvin” 5 deri në 10 euro.

Berisha thotë se Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit.

“Në vend që një përqindje e tyre të perdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhëtojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit!”, shkruan Berisha.

Kjo pagesë do të nisë nga ora 12.00 e mesditës së sotme, e diel dhe do të kryhet në hyrje të tunelit. Por pagesa e sotme do të kryhet vetëm në fazën e testimit dhe nuk do të punojnë të gjashtë sportelet e planifikuara për punë.

Tarifimi me 5 euro për çdo automjet që kalon gjatë ditës së sotme, do të bëhet nga dy sportele në vajtje dhe dy në ardhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button