Në Pjongçang nisin Lojërat Paralimpike Dimërore
Lojërat më të mëdha Paralimpike Dimërore nisin sot në Pjongçang të Koresë së Jugut.
Një numër rekord prej 567 atletësh nga 48 vende, plus delegacioni i atletëve neutralë paralimpikë do të marrin pjesë në gara, transmeton REL.
Në total do të ndahen 80 medalje në gjashtë disiplina.
Koreja e Veriut do të bëjë debutimin në Lojërat Paralimpike Dimërore me dy atletë, por ndryshe nga Olimpiada e muajit të kaluar, ku atletët e Veriut dhe Jugut kanë mashuar në ceremoninë e hapjes nën një flamur, dy vendet kësaj radhe do të mbeten të ndara.
Lojërat Paralimpike do të zgjasin deri më 18 mars.