Reformat e Ministrisë së Drejtësisë sipas planit 3-6-9
Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u realizua takimi i radhës mes ambasadorëve të BE-së dhe përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Maqedonisë.
Ecuria e dinamikave të paracaktuara në planit 3-6-9, ishin tema qendrore e diskutimeve të pjesëmarrësve.
Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, i cili ishte panelist. në fjalën e tij ndër të tjerash theksoi se “një nga reformat kyçe që kemi punuar gjatë periudhës së kaluar është Strategjia për reformën e sektorit të gjyqësorit me planin e veprimit 2017-2022, në të cilën janë inkorporuar masa dhe aktivitete për vendosjen e një sistemi gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe profesional në Republikën e Maqedonisë”.
“Strategjia, si një dokument gjithëpërfshirës dhe i detajuar, paraqet një udhërrëfyes për lëvizjen e reformave në sektorin е gjyqësorit. Parimet mbi të cilat bazohet strategjia janë pavarësia dhe paanshmëria, veçanërisht në lidhje me zgjedhjen, vlerësimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, duke u bazuar në kritere objektive dhe matëse, buxhetin gjyqësor të pavarur dhe të qëndrueshëm, përmirësimin e kushteve të punës së gjyqtarëve dhe nëpunësve gjyqësorë, eliminimin e mundësisë së abuzimit gjatë shpërndarjes elektronike të lëndëve gjyqësore”, tha Saliji.
Ai, gjithashtu shprehu vendosmërinë për të vijuar punën konform rekomandimeve të Komisionit Evropian, Komisionit të Venedikut dhe GREKO-s, si dhe rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për qeverisjen e të drejtës.