AUV me rekomandime për fermerët në kushte të temperaturave të ulëta dhe borës

Fermerët në kushte të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të rrëmbyeshme të borës duhet të sigurojnë ushqim dhe ujë në sasi të mjaftueshme për përmbushjen e nevojave të të gjitha kafshëve në fermë në kohëzgjatje prej së paku dy javëve, ndërsa ushqimi të jetë me vlera ushqyese, adekuate me llojin dhe kategorinë e kafshëve, thuhet në rekomandimet e Agjencisë për ushqim dhe veterinari, transmeton MIA. 

Nga Agjencia theksojnë se edhe krahas asaj që shumnica e llojeve të kafshëve relativisht mirë u qëndrojnë temperaturave të ulëta, gjatë dukurisë së temperaturave të ulëta, posaçërisht të ulëta ekstreme të cilat janë të shoqëruara me erë të fuqishme dhe reshje të mëdha dhje shtresa të borës, është rekomandueshme të rritet sasia e zakonshme ditore e ushqimit që u jepet, në mënyrë që ta mirëmbajnë temperaturën trupore.

Për kafshët duhet të sigurohet ujë i freskët për pije, që është me temperaturë adekuate, ndërkaq për atë qëllim është rekomandueshme që fermerët (ferma me sistem automatik/statik përçues) të furnizohen me kohë me sasi të mjaftueshme të  govatave dhe mjeteve të ngjashme, në mënyrë që t’i përdorin në rast nevoje.

Nga AUV shtojnë se duhet të ndiqet gjendja shëndetësore e kafshëve, ato të cilat japin qumësht të mjelen rregullisht, ndërkaq kafshëve më të vogla, kategorive më të reja, kafshëve të sëmura dhe të lënduara t’u kushtohet vëmendje e posaçme. Fermerët duhet të jenë në komunikim me veterinarin e tyre për këshillë shtesë apo ndërkaq nëse nevojitet për intervenime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button