Ndeshje e rrallë futbolli në Irak

Skuadra e futbollit të Arabisë Saudite do të udhëtojë në Irak, për ndeshjen e parë midis ekipeve të dy vendeve në gati 40 vjet.

Me lojën, e paraparë të zhvillohet në qytetin Basra më 28 shkurt, Iraku shpreson të rrisë shanset që FIFA – Federata Botërore e Futbollit – t’i heqë ndalesën e organizimit të ndeshjeve ndërkombëtare, transmeton REL.

Arabia Saudite është kualifikuar për Kampionatin Botëror të Futbollit, që zhvillohet këtë vit në Rusi.

Iraku nuk ka luajtur ndeshje të plota ndërkombëtare në fushat e tij prejse ka pushtuar Kuvajtin më 1990, duke shkaktuar embargo ndërkombëtare.

Ndalesa ka mbetur kryesisht në fuqi edhe pas pushtimit amerikan, që ka rrëzuar diktatorin irakian, Saddam Hussein, në vitin 2003.

Ndalesa është hequr shkurtimisht në vitin 2012 për një ndeshje midis Irakut dhe Jordanisë në kryeqytetin kurd të Irakut Irbil, por ndërprerja e energjisë elektrike gjatë lojës ka bërë që FIFA ta rikthejë ndalesën.

Me mposhtjen e grupit militant Shtetit Islamik, vitin e kaluar, FIFA sërish e ka lehtësuar ndalesën për Irakun, duke i lejuar të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore në Irbil, Basra dhe Kerbala.

FIFA pritet të shqyrtojë lehtësime të mëtejshme ose heqjen totale të ndalesës për Irakun në muajin mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button