Ballkani u përfshi nga vala e të ftohtit

Nën ndikim të valës së të ftohtit siberian që nga lindja u shpërnda drejt Gadishullit Ballkanik, i gjithë rajoni është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës, që ra edhe në pjesë të bregdetit të Adriatikut.

Sipas Entit Hidrometeorologjik të Malit të Zi, më shumë borë në Mal të Zi ka rënë në Zhabljak ku është formuar shtresë e borës prej 97 centimetrash, ndërsa borë ka edhe ne Podgoricë, Ceitinjë, Kolshin, Shavnik, Rozhajë, Andrijavicë, Bijelo Polje dhe Plevlajë.

Borë ka rënë mbrëmë edhe në portin malazez të Tivarit, e cila shpejt është shndërruar në shi.

Drejtoria për Gjendje të Jashtëzakonshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme i ftoi të gjitha institucionet ta rrisin nivelin e gatishmërisë para fillimit të valës së të ftohtit.

Borë ka rënë edhe në pjesën më të madhe të Kroacisë, me çka autoritetet e gjithë vendit kanë shpallur alarm të verdhë për rrezik nga moti i lig.

Në Kroacinë kontinentale janë matur temperatura në minus 17 deri në tre gradë Celsius, ndërsa në bregdetin e Adriatikut nga minus katër në katër gradë.

Trashësia më e madhe e dëborës prej 232 centimetrash është formuar në Zavizhan, në Dellnicë 149, në Liqenet e Plitvicës 115, në Ogulin 92, Gospiq 81, dhe në Slunj 75 centimetra.

Pjesa më e madhe e Bosnjës dhe Hercegovinës gjithashtu është mbuluar me borë, me çka shtresë më e madhe e borës nga 183 centimetra është matur në Bjellashnicë.

Në këtë rajon është matur edhe temperaturë nga minus 16 gradë Celsius, në Han Pjesak nga minus 11, në Tuzlë minus gjashtë, Banja Llukë dhe Sarajevë me nga minus pesë dhe në Mostar një shkallë mbi zero.

Borë nga mbrëmë po bie edhe në gjithë Serbinë, ku gjithashtu janë matur temperatura nën zero.

Bora ka shkaktuar probleme në rrjedhën e komunikacionit në pjesën më të madhe të Ballkanit, para së gjithash në vendet më të larta. Deri më tani nuk ka informacione për viktima nga moti i keq.

Meteorologët paralajmërojnë se moti shumë i ftohtë, i paraprirë me temperatura të ulëta dhe reshje të dëborës, do të vazhdojë gjatë gjithë javës. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button