Shkupi nuk do ta ketë më pajtonin 40 mijë eurosh

Pajtoni më nuk do të vozit nëpër sheshin Maqedoni të Shkupit. Qyteti i Shkupit ka hequr dorë nga ky projekt i ish kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski, pasi që siç thonë, është jofitimprurës, njofton Portalb.mk.

“Për punën e pajtonit dhe për dy lipicanerë nga buxheti i Qytetit të Shkupit, si subvencione janë ndarë në vit nga 100.000 denarë. Prej kur ka filluar me punë pajtoni, deri në fund të vitit 2017, për të janë harxhuar 10.7 milionë denarë, ndërkaq janë realizuar të ardhura prej pagesës së biletave vetëm 1.2 milionë denarë. Po mendojmë se çfarë do të bëjmë me kuajt, pasi që bëhet fjalë për kuaj race, kështu që është e mundur që t’ia japin hipodromit të Shkupit”, thotë kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Pajtoni u soll në Shkup nga ish kryetari Trajanovski, i cili kishte për qëllim që vizitorët të shëtisnin me të duke i parë objektet e projektit “Shkupi 2014”. Ai ka filluar me punë në maj të vitit 2013, ndërkaq për blerjen e kuajve nga Greqia dhe për furnizimin e karrocës janë harxhuar rreth 40.000 euro. Çmimi i biletave për vozitje me pajton ishte 50 denarë për fëmijë dhe 100 denarë për të rritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button