Antonio Dimov është emëruar drejtor i ri i burgut të Idrizovës
Antonio Dimov është emëruar drejtor i ri i burgut të Idrizovës në Shkup, njofton Portalb.mk.
Ai në këtë këtë post vjen në vend të Qerim Mahmutit i cili në dhjetor dha dorëheqje nga funksioni. Ndryshimi i funksioneve udhëheqëse në burg vjen pasi që drejtori i deritanishëm u tërhoq pas vendimit të Aleancës së Shqiptarëve për dalje nga koalicioni qeveritar.
Dimov ka kryer fakultetin e ekonomisë dhe e kryen funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Liberale (PLD).