Qeveria e re gjermane e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Qeveria e re gjermane e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të shteteve nga Ballkani Perëndimor duke konsideruar se politika e zgjerimit të BE-së është e rëndësishme në mënyrë që të nxitet paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi.

Kjo ceket në projektin e marrëveshjes së koalicionit mes CDU/CSU dhe SPD-së, kumtoi gazeta “Velt”, duke theksuar se ende nuk është i përfunduar teksti i dokumentit dhe se hollësitë ende po konfirmohen.

“Politika e zgjerimit të BE-së mbetet e rëndësishme në mënyrë që të nxitet paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi. Njëkohësisht, BE-ja duhet përmes reformave të brendshme ta sigurojë aftësinë e vet për veprim. Ne e mbështesim afrimin drejt BE-së, e posaçërisht vëmendje i kushtojmë zhvillimit të demokracisë dhe shtetit juridik”, ceket në tekstin e marrëveshjes.

Në tekst ceket se parakusht për përparim në afrimin është që shtetet nga rajoni t’i përmbushin kriteret e parapara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button