Kundërshtarët e vaksinave tani kanë shënjestër tjetër – manarët

Interesoheni për antivaksinimin, por nuk jeni të sigurtë nëse dëshironi ta rrezikoni jetën e fëmijës për një modë të paqartë? A thua, përse nuk e provoni fillimisht me qenin tuaj?

Pikërisht kështu: antivaksinimi për kafshë. Veshja për qen, tani është diçka normale. Macet gjithashtu nuk janë imune, në ueb-faqe të ndryshme tani i theksojnë rreziqet nga imunizimi i manarëve, tramsmeton MIA.

Lobimi në rritje i kundërshtarëve të vaksinave, të cilat u jepen kafshëve, pohon se imunizimi i qenve dhe maceve mund të shkaktojë sëmundje dhe çrregullime të ndryshme, përfshirë edhe autizmin.

Lobimi kundër vaksinave tani u përhap edhe tek manarët, ndërsa shumë portale tregojnë për gjoja rrezikun nga imunizimi i qenve dhe maceve.

“Një dokument i veterinarëve amerikanë thekson se çdo vit 22.000 mace fitojnë kancer në vendin në të cilin kanë marrë vaksinë”, shkruan portali “Dogstener” nga Britania e Madhe, përderisa “Dog naturli magazin” shkruan se “66 për qind e të gjithë qenve të sëmurë fillojnë të sëmuren vetëm tre javë pas vaksinimit”.

Të gjithë pohojnë se vaksinimi mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh, mes të cilave edhe aneminë autoimune hemolitike, sëmundje të gjëndrës tiroide, artrit dhe parvovirus, Ata më të zëshmit pohojnë se qentë në atë mënyrë mund të bëhen autikë.

Lobistët kundër vaksinave citojnë edhe gjëra të tjera duke përmendur “para vaksinimin” duke theksuar se manarët imunizohen çdo vit përderisa shumica e vaksinave janë bërë që të zgjasin shtatë vjet.

Veterinari amerikan dhe luftëtari kundër vaksinimit, mjeku Xhon Rob, Bordi shtetëror  i veterinarisë në vitin 2015 e vendosi në punë provuese për shkak të zvogëlimit të dozave të vaksinave kundër tërbimit të qenve të vegjël. Ai megjithatë është mbrojtur nga sulmet dhe tha: “Ju më thoni  se nëse ekziston  ligj sipas të cilit duhet t’i vras pacientët e mi, se atë duhet edhe ta bëj”.

Por, veterinarja e Kalifornisë, mjekja Liza Bojer, thotë se imunologët sqarojnë se vaksinat nuk varen nga dozimi,  i cili nevojitet të jepet në dozë të caktuar që të simulohet sistemi imunologjik.

“Nuk bëhet fjalë për peshën përballë dozës. Djali im,  i cili i ka shtatë vjet dhe unë, e marrim vaksinën e njëjtë”, thotë mjekja Bojer.

Komiteti prodhues veterinar i pavarur i Britanisë së Madhe i kontrollon të gjitha vaksinat për qen dhe mace nga viti 1999 deri në vitin 2002. Në konkluzionin e tij  thuhet se edhe pse paraqiten  ngjarje të padëshiruara  pas vaksinimit,  analiza e “raportit të plotë  të rrezikut dhe përfitimit fuqishëm përkrahë përdorim të mëtutjeshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button