Seancë e re gjyqësore për biznesmenin Koçan në lëndën “Trust”

Gjykata Penale sot duhet të mbajë seancë për lëndën “Trust” të PSP-së, në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e firmës Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.

Seanca e kaluar ishte anuluar për shkak të pushimit mjekësor të gjyqtares, Lidia Zimbovska.

Prokurorët e PSP-së deri më tani i kanë nxjerrë para gjyqit të gjitha dëshmitë. Në radhë janë dëshmitë e mbrojtjes, pas çka priten fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente false kanë montuar tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Lënda, siç deklaroi PSP-ja, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion nga 3.8.2011 dhe 6.10.2011.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRUST” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button