Natalie Portman: “Kam 100 histori me ngacmime seksuale”

Aktorja e famshme Natalie Portman është një ndër mbështetëset më të mëdha të fushatave kundra ngacmimeve seksuale në Hollywood, transmeton Femra.net.

 Së fundmi ajo është pjesë e numrit të ri të revistës “Poster” ku ka treguar se ka 100 histori për të treguar rreth kësaj çështjeje.

36-vjeçarja është shprehur se ndonjëherë nuk e kupton se dikush po përpiqet të abuzojë apo të përfitojë diçka pasi mendon se e gjitha kjo është pjesë e një procesi në industri.

Ajo ka treguar një histori personale ku një regjisor, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar, i ka kërkuar të flejë me të gjatë një udhëtimi me avion privat.

Megjithëse Natalie e kundërshtoi, ky veprim i saj pati pasoja pasi më vonë u shkarkua nga puna. Portman është shprehur se si ajo ka edhe shumë vajza të tjera që edhe po luftohet kundra këtij fenomeni ato vazhdojnë të abuzohen edhe sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button