Mediat italiane zbulojnë ‘problemin’ në ekipin e Milanit

Erdhi si përforcim i madh por ka përfunduar në problem për ekipin e Milanit.

Mediat italiane shkruajnë se Andre Silva është bërë sërish një pengesë te skuadra nga San Siro.

Përforcimi i ardhur në verën e vitit të kaluar nga Porto vazhdon të jetë larg nga forma ideale dhe ajo e golashënuesit në Serie A.

Madje, thuhet se ai luajti si titullar ndaj Udineses me kërkesë të drejtorit sportiv, Massimiliano Mirabelli, përcjell “lajmi.net”.

Paraqitja e tij detyroi trajnerin Gennaro Gattuso ta lë në bankën e rezervistëve talentin Patrick Cutrone që ka shkëlqyer në javët e fundit. Milan në fund u ndal në barazim 1:1 nga Udinese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button