Filipçe: Informacionet larg të së vërtetës e luhasin besimin në sistemin shëndetësor

Nuk ekziston asnjë situatë në të cilën mungon foshnja ose është ndërruar. Foshnjat i identifikojmë me numra dhe jo me emra dhe gjithçka ka qenë siç duhet. Vërtetuam se bëhet fjalë për keqkuptim midis familjes së foshnjës dhe personelit mjekësor i cili më pas është shndërruar në zënkë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp në të cilën i prezentoi pakon me masa për zhvillimin e gjendjes në maternitetet.

U bëri apel mediave që para se të publikojnë, siç tha, lajm sensacional, ta konsultojnë menaxhmentin e klinikës, shërbimin PR në Ministri dhe personalisht atë.

“Një informacion i tillë i cili rezultoi se nuk është as afër të së vërtetës e luhat besimin në sistemin tonë shëndetësor dhe në mënyrë serioze ndikon në entuziazmin e punonjësve tanë shëndetësorë të cilët me sakrifica dhe në mënyrë të ndershme 24 orë e kryejnë detyrën e tyre”, tha Filipçe.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ministri i Shëndetësisë tha se akoma janë duke i elaboruar informacionet të cilat i kanë marrë gjatë prezentimit të Bankës për Zhvillim në kuadër të Këshillit të Evropës dhe për një kohë të shkurtër do të sjellin vendim nëse ndërtimi i Qendrës Klinike do të vazhdojë ku ishte paraparë ose do të dislokohet tërësisht.

Rritje e pagave të personelit mjekësor prej pesë për qind është planifikuar nga gjysma e dytë e këtij viti, shtoi Felipçe, ndërsa me ribalancin e buxhetit akoma më shumë.

LEXO EDHE;

  1. KGJA: Nuk është zhdukur asnjë foshnjë, rasti është denoncuar në polici
  2. Maqedoni, merren masa për uljen e vdekshmërisë së foshnjave dhe lehonave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button