Maqedoni, merren masa për uljen e vdekshmërisë së foshnjave dhe lehonave

Afatshkurtra deri në tre muaj dhe afatgjata deri në gjashtë muaj janë masat që planifikohen për të reduktuar në minimum vdekshmërinë e foshnjave dhe lehonave në Maqedoni. Pakoja është përgatitur në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe sot i prezantoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili, tha, beson fuqishëm se do ta përmirësojnë kujdesin e përgjithshëm për nënat dhe foshnjat e tyre derisa janë në spital.

Mungesa e vendeve për lindje dhe mungesa e kujdesit shëndetësor në kohë për lehonat është shkaku kryesor për vdekjen e tyre, ndërsa përqindja më e madhe nga foshnjat e vdekura është për shkak peshës së tyre të vogël gjatë lindjes dhe lindjes së parakohshme.

Në masat afatshkurtra përgatiten udhëzime për ndjekjen e kushteve të rrezikshme gjatë shtatzënisë, si dhe udhëzimet klinike për trajtimin e sepsës, problemet me koagulimin e gjakut gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjes, udhëzime si të veprohet gjatë tensionit të lartë të gjakut të nënës kombinuar me nivele të larta të proteinave në gjak.

“Këto ndërlikime janë shkaqet kryesore të vdekshmërisë së lehonave, ndërsa në Republikën e Maqedonisë mungojnë udhëzimet klinike për të vepruar në situata të tilla që janë kërcënim për jetën”, tha Filipçe.

Pjesë e masave është edhe përgatitja e një metodologjie me të cilën do të zbulohen shkaqet reale të vdekshmërisë dhe komplikimeve serioze edhe te lehonat edhe te foshnjat sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me miratimin e standardeve për ordinancat gjinekologjike, spitalet klinike në Tetovë, Shtip ose Manastir do të ofrohen shërbime të cilësisë të njëjtë, si në Klinikën e Obstetrikë në Shkup, e cila është e mbingarkuar për shkak të ridërgimeve, kështu që ka rreth gjashtë mijë lindje në vit , vend të 3500 deri në 4000.

венко филипче

Për vendet e lindjes në nivel sekondar do të blihet pajisje adekuate e cila mungon, Në çdo kohë në institucionet shëndetësore të lindjes, tha ministri duhet të ketë ilaçe për shpëtimin e jetës për nënat dhe foshnjat, në pajtim me listën e OBSH-së dhe UNFPA-s.

Në tre muajt e parë, gjithashtu, do të realizohen trajnime të trajnuesve për kujdes efikas të foshnjave të sapolindura dhe shërbimet dhe do të vendosen shërbime mobile gjinekologjike – obstetrike për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Rregullisht do të zbatohet edhe vaksinimi, si dhe skriningu për kancerin e qafës së mitrës.

Theksoi edhe se segment i rëndësishëm është ngritja e vetëdijes publike dhe edukimi i nënave të ardhshme se si të njohin dhe ballafaqohen rreziqet gjatë shtatzënisë.

Ai nuk ka të dhëna se sa fëmijë kanë vdekur në Maqedoni vitin e kaluar, ndërsa në vitin 2016, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, prej një mijë foshnjave të lindura të gjalla, kanë vdekur 11,9 për qind foshnja jo më të vjetër se një vit. Kjo, tha Filipçe, është dy herë më shumë se mesatarja evropiane, e cila është 5,2 për qind dhe të cilën Ministria e Shëndetësisë synon ta arrijë për më së shumti dy vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button