Shtyhet gjykimi për “Shuplakat”: Gruevski assesi të kuptojë aktakuzën!

Gjykimi për lëndën e PSP-së “Dhuna në Qendër” në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe nëntë persona të tjerë, do të vazhdojë më 13 mars.

Gjykatësi Dushan Josifov e shtyu gjykimin, pas vërejtjes së Gruevskit dhe të akuzuarve të tjerë se në tërësi nuk e kanë kuptuar akuzën sepse nuk e kanë marrë në formë të shkruar.

Gjykata e angazhoi PSP-në t’i parashtrojë tekst të pastruar të aktakuzës me postë në mënyrë që ta shqyrtojnë hollësisht.

Gjykimi për “Dhunën në Qendër” sot filloi sërish sepse me orarin e ri, lënda i është ndarë gjykatësit Dushan Josifov, i cili e trashëgoi nga gjykatësja Tatjana Mihajllova.

Seanca e sotme filloi me konfirmimin e identitetit të të akuzuarve dhe leximin e sërishëm të aktakuzës nga ana e prokurores Fatime Fetai ga PSP.

Në seancat e kaluara për këtë lëndë, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në vitin 2013, e pranuan të akuzuarit  Jordan Ristevski dhe Tomisllav Llazarov dhe morën dënime me kusht.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button