Gjysma e maqedonasve etnik, do të pranonin ndryshimin e emrit, për hyrje në BE dhe NATO (INFOGRAM)

Gjysma prej maqedonasve etnik japin mbështetje për ndryshimin e emrit me qëllim që Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO, tregon anketa e Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, njofton Portalb.mk.

30% e të anketuarve  nga kombësia maqedonase janë përgjigjur se plotësisht e përkrahin atë, 20% pjesërisht, ndërkaq 42% aspak nuk e përkrahin ndryshimin e emrit.

Për dallim nga maqedonasit, shqiptarët etnik në Maqedoni, thuajse nuk janë të darë – 95% e përkrahin ndryshimin e emrit, ndërkaq 1% kanë dhënë përgjigje negative.

Në lidhje me përkatësinë partiake, 33% e votuesve të VMRO-DPMNE i japin mbështetje ndryshimit të emrit, ndërkaq ato të LSDM-së, 76%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button