Tramp nënshkroi urdhër ekzekutiv që burgu Guantanamo të mbetet i hapur

Presidenti amerikan Donald Tramp nënshkroi urdhër të ri ekzekutiv me të cilin e publikoi qëllimin e tij që ta lërë të hapur burgun ushtarak amerikan në bazën Giuantanamo në Kubë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Tramp gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016 qartë tha se dëshiron që burgu Guantanamo të mbetet i hapur dhe “ta mbushë me disa persona të këqij”, por porosia e Shtëpisë së Bardhë, pikërisht para mbajtjes së fjalimit të tij. “Për gjendjen në Union”, zyrtarisht shënoi kthesë pas politikës tetëvjeçare të paraardhësit të tij Barak Obama për mbylljen e burgut.

Në dekretin presidencial theksohet se SHBA e ruajnë opsionin të mbajnë luftëtarë armiqësor shtesë në Guantanamo.

Ai i obligoi sekretarin e Mbrojtjes të rekomandojë kritere për zgjidhjen e fatit të personave të cilët SHBA i ka arrestuar gjatë konflikteve të armatosura, përfshirë edhe dërgimin e tyre në Guatanamo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button