Cerar: Sllovenia nuk pranon bisedime të reja për kufirin me Kroacinë

Sllovenia nuk do ta pranojë ofertën e Zagrebit për bisedime të reja rreth kontestit kufitar në Gadishillin Piran, deklaroi mbrëmë kryeministri slloven Miro Cerar.

“Theksoj se Sllovenia edhe më tej do të jetë konsekuente në zbatimin e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit dhe nuk do të pranojë bisedime të reja për kufirin”, deklaroi Cerar në fjalimin para përfaqësuesve të misioneve të huaja diplomatike në Slloveni.

Sipas tij, pranimi i bisedimeve për kontestin kufitar do të paraqet “largim nga e drejta evropiane dhe ndërkombëtare, e me këtë edhe nga interesat e Republikës së Sllovenisë”.

Cerar vlerësoi se Sllovenia mund të jetë “në përgjithësi e kënaqur” nga bashkëpunimi me fqinjët, edhe pse vitin e kaluar janë prishur marrëdhëniet me Kroacinë për shkak të “këndvështrimeve të ndryshme të çështjeve për kontestin e pazgjidhur kufitar”.

Ai përkujtoi se Sllovenia mbetet e përkushtuar në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për linjën kufitare në Gadishullin Piran, ndërsa Kroacia konsideron se për të kjo zgjidhje nuk vlen.

“Sllovenia do të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e aktvendimit arbitrazh si juridikisht valide për dy palët, por do t’i shfrytëzojë mjetet e disponueshme juridike nëse Kroacia e injoron aktvendimin e arbitrave”, shtoi Cerar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button