Kovaçevski – Gollob: Mbështetje konkrete për hapin e ardhshëm drejt BE-së, bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë po thellohet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në kuadër të vizitës zyrtare, u takua me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Robert Gollob, me të cilin mbajtën takim tet-a-tet, ndërsa më pas edhe takim dypalësh në të cilin morën pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministrja dhe ministre për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe ministrja për Digjitalizimin e Sllovenisë, Emilija Stojmenova Duh.

Në takim u konstatua se  Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia tani më 31 vite zhvillojnë miqësi të sinqertë dhe të fortë, e cila rezulton me bashkëpunim produktiv dypalësh.

U transmetua mbështetje e qartë nga Sllovenia për hapin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në eurointegrimet, si avancim i merituar dhe i nevojshëm për stabilitetin e rajonit dhe Evropës, në kontekst gjeopolitik. Prandaj, është shprehur pritshmëri për mirëkuptimin e rëndësisë së momentit dhe vazhdim në rrugën evropiane.

Kryeministri Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut e respekton angazhimin e Sllovenisë në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetit tonë, gjatë integrimit në NATO, kur ishte vendi i dytë që e ratifikoi Protokollin për aderim dhe veçanërisht gjatë hapjes së bisedimeve për aderim në BE, në korrik, vitin e kaluar, 17 pas marrjes së statusit kandidat.

“Sllovenia përgjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm dhe i zëshëm i integrimeve tona euroatlantike dhe i perspektivave evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor dhe prandaj është shumë e rëndësishme mbështetja edhe në këto momente kur para nesh kemi shansin për përforcimin e orientimit evropian, e cila ka rëndësi strategjike edhe për gjithë rajonin”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç potencoi kryeministri Kovaçevski do të vazhdojë të punojë në thellimin e partneritetit me Slloveninë, që dëshmon nënshkrimin e sotëm të Deklaratës së përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, që do të kontribuojë për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

U bisedua edhe për bashkëpunim të suksesshëm ekonomik, që dëshmon avancim të tregtisë mes dy vendeve, si dhe për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të rëndësishme për qytetarët, siç është energjetika dhe digjitalizimi. Gjithashtu u diskutua edhe për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive gjatë këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button