Ja çfarë u diskutua në takimin mes kryeministrit Zaev dhe eurokomisarit Han në Davos

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në Davos të Zvicrës u takua edhe me eurokomisarin për Zgjerimin e politikës fqinjësore Johanes Han. Han edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e tij se takimi mes kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë është lajm i mirë që tregon trimëri, vizion dhe burrështetësi, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri i Maqedonisë, Zaev ka potencuar se takimi do të thotë përafrim të procesit në lidhje me problemin që Greqia e ka me emrin kushtetues së Republikës së Maqedonisë.

“Takimi me kryeministrin grek Cipras është shumë i rëndësishëm për të lëvizur eurointegrimet e Maqedonisë dhe i bën më reale pritjet se ky vit mund të jetë historik për shtetin tonë, rajonin dhe për BE-në”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button