Ligji për gjuhët, VMRO-DPMNE deri më tani ka dorëzuar 70 amendamente

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, deri më tani ka dorëzuar 70 amendamente për ligjin i cili e avancon gjuhën shqipe, ndërkaq nuk dihet se sa do të jetë numri i përgjithshëm deri në fund, pasi që sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ajo varet nga përgjigja e shumicës parlamentare për kërkesat e tyre që të tërhiqet teksti dhe për dialog, njofton Portalb.mk.

Gjorçev në konferencë për shtyp në Kuvend tha se ato janë të përgatitur që të diskutojnë për ligjin, për të cilin vlerësojnë se do të miratohet me konsensus. Ai vlerëson se teksti i ligjit duhet të përgatitet nëpërmjet dialogut, që do të nënkuptojë avancim jo vetëm gjuhës shqipe, por edhe të gjuhëve të komuniteteve tjera më të vogla dhe njëkohësisht do të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

“Të formohen grupe punuese, të konsultohen ekspertët, të shihet përvojat ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm që të diskutojmë për rritje të përdorimit edhe të gjuhëve tjera në Maqedoni. Njëkohësisht nuk duam që të miratohen vendime të cilat janë përgatitur shpejtë. Nuk është mirë që vetëm të formohet ndonjë koalicion në afat të shkurtër që të bëhen ligje që janë të këqija, të papërfunduara dhe për të cilat shumë njerëz nuk e dinë se si do ta aplikojnë, por as, nuk do ta kuptojnë”, tha Gjorçev.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE, do të marrë pjesë në Kuvend vetëm në pjesën që ka të bëjë me ligjin për gjuhët.

Përndryshe, leximi i tretë i ligjit të gjuhëve do të mbahet më 29 janar.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, ligji i gjuhëve shkon në seancë plenare, pa diskutim në komisione kuvendore, kurse amendamente mund të parashtrohet në Nenet, të cilat janë diskutabile nga kryetari i Maqedonisë.

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë mosdekretimit të ligjit të gjuhëve dhe në parashtrimin e ankesave deri te Kuvendi i Maqedonisë dërgoi 21 vërejtje, në 19 Nene prej 25 sa janë në tërësi duke u sqaruar në 14 faqe.

VMRO-DPMNE-ja kthehet në Kuvend: do të pengojmë miratimin e ligjit të gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button