Maqedoni, ilaçi që ka mundur ta shpëtojë djaloshin 15 vjeçar është dhuruar nga fondacioni i SHBA-së

Ilaçi me të cilin do të mundej të shpëtohej jeta e djaloshit 15 vjeçar i cili humbi jetën për shkak të komplikimit të anestezisë do të dhurohet nga Fondacioni i SHBA-së, konfirmon ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Ilaçi shfrytëzohet për si ndihmë të parë gjatë rasteve të hipertermisë malinje e cila krijohet në kombinim me disa lloje të caktuara të anestetikëve te pacientët që kanë mutacione gjenetike në organizëm. Ministri Filipçe, njoftoi se për momentin është duke u diskutuar se cila nga dy dozat e ilaçit është e mirë dhe në çfarë sasie na duhet neve në Maqedoni.

“E gjetëm ilaçin, do ta dhurojë Fondacioni Amerikan me të cilin do të shohin nëse do të obligohet që ta furnizojë ilaçin në afat të përhershëm. Nëse jo, atëherë ne do të fillojmë procedurë për furnizimin e ilaçit”, tha Filipçe për NOVATV.

Ilaçi fare nuk është i regjistruar në Maqedoni, ndërkaq deri më tani, askush nuk ka kërkuar që i njëjti të furnizohet dhe të regjistrohet.

Në literaturën malinje qëndron se rreziku nga vdekja, kur të pranohet ilaçi është vetëm 5%, ndërkaq pa të, është 75%.

Në praktikë, malinja hipertermike ndodh shumë rrallë, sipas statistikave, ky rast ndodh 1 në 15.000 raste. Por, çdo spital, gjegjësisht shtet, duhet që ta ketë këtë ilaç që në rast të ndonjë situatës, siç ndodhi te ne.

Ndryshe, një djalosh 15-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë vendosjes së anestezionit në operacion në Klinikën e Traumatologjisë.

Djaloshi është dërguar në spital si rast urgjent me lëndime në të dy gjunjët pasi që është lënduar në orën e edukatës fizike. Ai ndërroi jetë menjëherë pasi ia dhanë inhalacionin anestezik, ndërsa anesteologët thanë se nuk bëhej fjalë për alergji, por se bëhet fjalë për hipertermi malinje që ndodh shumë rrallë te pacientët që kanë mutacion gjenetik dhe në kombinim me anestezinë vihet në komplikim që shkakton vdekjen.

Maqedoni, ndërroi jetë një djalosh 15-vjeçar gjatë operacionit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button