Winfrey: Nuk më intereson kandidatura për presidente të SHBA-ve

Moderatorja e popullarizuar amerikane, njëherit edhe aktore dhe producente Oprah Winfrey, të cilën shumë personalitete të njohura dhe fansa e ftonin që të kandidohet për presidente të SHBA-ve, deklaroi se nuk posedon ADN-në për këtë post, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjithmonë jam ndjerë e sigurtë dhe me vetëbesim për shkak të asaj se di se çfarë mund dhe çfarë nuk mund. Ashtu që kjo është diçka që nuk më intereson. Nuk posedoj ADN-në për atë”, deklaroi Winfrey në intervistën për revistën “InStyle”, përcjell BBC.

Winfrey edhe më herët fliste se nuk e intereson kandidatura për presidente dhe në intervistën e vitit të kaluar për CBS, në pyetjen mbi zgjedhjet e vitit 2020 tha se “për të nuk do të ketë kurrfarë kandidature”.

Shumica e shihnin moderatoren si kandidaten e ardhshme demokrate për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020, pas fjalimit inspirues në ndarjen e çmimeve “Globi i Artë” këtë muaj kur lavdëroi gratë që ndanë rrëfimet e tyre mbi abuzimet seksuale dhe porositi se “një ditë e re po lind”, pas çka vijuan ovacione të shumta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button