Trump i gatshëm të intervistohet nga Mueller

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është i gatshëm të intervistohet nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.

“Do ta bëja, duke u betuar se do të them të vërtetën”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se intervista mund të bëhet “brenda dy ose tri javësh”.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë konstatuar se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhje, në favor të zgjedhjes së Trumpit president përballë rivales demokrate, Hillary Clinton.

Mueller dhe së paku tre komitete të Kongresit janë duke hetuar ndaras përfshirjen ruse në procesin zgjedhor, transmeton REL.

Kremlini i ka mohuar akuzat dhe Trump vazhdimisht ka thënë se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis ekipit të tij dhe Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button