Seria A, Lazio e vetme në vendin e tretë

Në ndeshjen e prapambetur të javës së 12 të Serisë A, Lazio ka mundur Udinesen me rezultatin 3-0 dhe qëndron e vetme tashmë në vendin e tretë të renditjes, transmeton Top Channel.

Një autogol i Samir në minutën e 22 dhe golat e Nani (47’) e Felipe Anderson (87’) i dhanë tre pikë shumë të vlefshme Lazios për zonën Champions.

Strakosha bëri një paraqitje të shkëlqyer. Edhe pse vetëm dy pritje, ato ishin të mrekullueshme, madje njëra prej tyre ishte thelbësore për lacialët, pasi u realizua kur ndeshja ishte 1-0.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button