Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Zaharieva: Jemi vetë fajtor për situatën në Ballkan

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, deklaroi se në Ballkanin Perëndimor ekzistojnë faktor të huaj, të cilët po kanë ndikim të fuqishëm në disa shtete. Ajo për këtë përgjegjës e bëri Bashkimin Evropian, pasi që sipas saj unioni nuk është angazhuar aq sa duhet në rajon, shkruan rtv21.tv

“Ekziston ndikimi i huaj. Ky është faji ynë. Nuk jemi aq sa duhet të angazhuar në Ballkanin Perëndimor. Nëse ne nuk jemi aty, atëherë është i pranishëm dikush tjetër, që nuk është pjesë e familjes evropiane, e as pjesë e NATO-s”, tha Zaharieva gjatë paraqitjes para Komitetit të Parlamentit të Evropës për politikë të jashtme, raportuan agjencitë.

Duke shpalosur prioritetet e presidencës bullgare të Bashkimit Evropian, Zaharieva konfirmoi se Ballkani Perëndimor mbetet prioriteti kryesor dhe e cilësoi rajonin si tejet të rëndësishëm për tërë Evropën.

“Besoj fuqishëm se nuk ka stabilitet dhe siguri në Evropë, pa stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, tha Zaharieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button