Është plaçkitur “Stopanska Banka” në Maxhari
Dy persona të maskuar dje në mesditë e kanë vjedhur filialin e Stopanska Bankës në lagjen Maxhari të Shkupit.
Siç kumtoi MPB-ja autorët kanë hyrë në bankë dhe me kërcënim me armë kanë marrë rreth 300 mijë denarë dhe 3 mijë euro, pas ç’ka kanë ikur në drejtim të panjohur.
Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhje të tërësishme të rastit.