Janë arrestuar 17 shtetase të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës në objekte hotelerie në Gostivar dhe Tetovë

Shtatëmbëdhjetë shtetase të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë të zbatuar në disa objekte hotelerie në Gostivar dhe Tetovë, njofton Portalb.mk.

Gjatë ditës së djeshme është kryer kontrolle në dy objekte hotelerie në Gostivar

“Në objektin hotilerik në rrugën “Ilindenska” të Gostivarit janë arrestuar dy gra – shtetase të Republikës së Maqedonisë. Në objektin hotilerik në fshatin Forinë të Gostivarit janë arrestuar katër gra, dy nga Kosova, një nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria”, deklaroi MPB-ja.

Gjatë aksionit policor që është kryer gjatë ditës së djeshme në objektet hotilerike në Zhelinë të Tetovës janë arrestuar njëmbëdhjetë gra, shtatë nga Shqipëria dhe katër nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button