Nuk ka krizë, janë siguruar mjaftë sasi të insulinës, pohon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në Republikën e Maqedonisë nuk ka krizë të insulinës.

Përmes donacionit të kompanisë prodhues, potencojnë nga Ministria, janë siguruar mjaft sasi insulinë në vend.

“Ministria i bind të sëmurit nga diabeti, të cilët kanë nevojë për insulinë, se mund të jenë të qetë, pasi ky ilaç ekziston. Problemin të cilin e kemi pasur më herët, ishte shkak më tepër që Ministria të fillojë me përpunimin e zgjidhjes së re ligjore, proces i cili është në vijim, respektivisht veçmë punohet në zgjidhjen sistematike të këtij problemi dhe krijimin e parakushteve, me të cilat do të pengojmë në të ardhmen të paraqiten probleme të tilla ose të ngjashme, pasi nuk guxon të rrezikohet shëndeti i asnjë individi në Republikën e Maqedonisë”, qëndron në kumtesë.

LEXO: Nuk ka krizë insuline, thotë zëdhënësi qeveritar Boshnjakovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button