Policia turke arrestoi 54 të punësuar në universitetin “Fatih” në Stamboll

Policia turke arrestoi 54 të punësuar në universitetin “Fatih” në Stamboll, i cili është mbyllur pas tentimit të vitit të kaluar për grusht shtet, për të cilin Ankaraja e akuzon imamin Fetullah Gjylen, i cili jeton në SHBA.

Krahas kësaj, është dhënë urdhër edhe për arrestimin e 171 profesorëve universitarë dhe të punësuar në “Fatih”, i cili është i lidhur me organizatën e Gjylenit.

Gjylen mohon çfarëdo lidhje me tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016.

Pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi janë arrestuar mbi 50.000 persona, mes të cilëve edhe nëpunës shtetërorë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa rreth 150.000 njerëz janë pushuar nga puna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button