Moskë: Njësi speciale kanë hyrë në fabrikë, arrestohet sulmuesi

Njësi speciale të Gardës kombëtare të Rusisë kanë kryer bastisje në fabrikën për ëmbëlsira në Moskë, dhe e arrestuan sulmuesin, i cili në mëngjes ka vrarë një njeri dhe plagosi katër.

Mediat lokale njoftojnë se sulmuesi është gjetur dhe arrestuar, ndërsa nga objekti më nuk dëgjohen të shtëna.

Paraprakisht, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Juti Titov kumtoi se njësitë speciale veprojnë në ndërtesë dhe se është ngritur operacion për pastrim. Ai potencoi se në fabrikë nuk ka pengje.

“Në këtë moment, një person është vrarë, ndërsa nuk kemi të dhëna për të lënduar”, saktësoi Titov.

Ish pronari i fabrikës Ilija Averjanov u barrikadua në mëngjes në fabrikë, prej ku gjuajti disa plumba, me ç’rast vrau një, ndërsa lëndoi tre persona. Sipas një pjese të mediave, i vrari është pronar i fabrikës, ndërsa sipas burimeve të tjera, bëhet fjalë për një pjesëtar të sigurimit.

“Komersant” njofton se fabrika njërit prej kreditorëve i ka pasur borxh rreth dy milionë euro. Është lidhur marrëveshje miqësore, sipas së cilës, ish pronari duhej ta dorëzojë ndërtesën si larje të borxhit, por kjo nuk ka ndodhur. Averjanov ka hapur zjarr kur ka arritur përmbaruesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button