Thaçi: Nuk ka gjykatë që mund ta fyejë luftën time për çlirim dhe pavarësi

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka ndryshuar mendim sa i përket Gjykatës Speciale.

“Realisht atë që e kam menduar më 2015 e mendoj edhe sot. Gjykata Speciale është padrejtësi historike ndaj Kosovës dhe UÇK-së”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

Nëse ka gabuar dy vjet e gjysmë më parë kur e ka pranuar formimin e saj, ai është përgjigjur: “Nuk ka qenë puna të gabimi por të detyrimi nga Bashkësia Ndërkombëtare se do të marrim masa drastike ndaj vendit”.

“Kam peshuar mirë se si mund të shkonin gjërat”, është shprehur ai.

“Nuk ka gjykatë që mund ta lëndojë, apo mund ta lëndojë, por jo ta fyej luftën time për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Ka qenë detyrimi ndërkombëtar dhe e dyta zotimi i Bashkësisë Ndërkombëtare se me këtë lëvizje Kosova lëvizë drejt themelimit të ushtrisë më shpejt, lëvizë më shpejt drejt liberalizimit të vizave, anëtarësimi në UNESCO, INTERPOL  dhe aplikimi në Këshillin e Evropës”, ka shtuar ai.

“Ne e themeluam gjykatën dhe nga ai zotim për mbështetje të fuqishme, asnjë nuk ndodhën. Interesi nacional është mbi vetvete. E keqja është se gjërat personaliziohen. Është e vërtetë kam qenë në proces – proces i detyruar, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, njohje të reja”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka thënë se le të dënohen ata që kanë kryer krime, jo një popullatë, organizatë, apo një luftë.

“Thuhet se kjo është çështje individësh, por pse nuk ishte për Kroacinë, Bosnjën?”.

Ai ka thënë se gjërat duhet të shikohen në një rrafsh më të thellë e më të gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button