Ja deri kur do të jetë në pushim kuadri arsimor në Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaroi se në pajtim me kalendarin për ditë pune për këtë vit shkollor, deri te udhëheqësia e shkollave është dorëzuar rekomandimi që ditët pas festave të Vitit të Ri të jenë ditë jo pune, njofton Portalb.mk.

Rekomandimi që shkollat të fillojnë punën me 9 janar, sipas MASH-it, është në përputhje me kalendarin për organizimin e vitit shkollor 2017/2018 për shkollat fillore dhe të mesme, ku pas dy të shtunave në gjysmën e parë dhe në gjysmën e dytë të vitit ato janë parashikuar si ditë pune.

“Gjithashtu, ky rekomandim është për qëllim që të respektohet e drejta e të punësuarve në shkolla për dyzet orë punë për pesë ditë në javë, si dhe për qëllim që të ulen harxhimet për ngrohjen e objekteve”, thonë nga MASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button