Ndodh në Angli: Pas një ndeshje të dy skuadrat shkarkojnë trajnerët

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në futbollin anglez.

Pas ndeshjes Sheffield Wednesday – Middlesbrough, e fituar nga këta të fundit, drejtues të dy skuadrave kanë vendosur të shkarkojnë trajnerët, shkruan lajmi.net. 

Sheffield ka vendosur të ndahet me trajnerin Carlos Carvalhal, pas tre humbjeve radhazi të pësuara në ‘Championship’.

Veprim të njëjtë ka bërë edhe skuadra e Middlesbrough, që përkundër humbjes ka vendosur të shkarkojë trajnerin Garry Monk.

Mediet britanike raportojnë se Tony Pulis pritet të zë vendin e tij.

Pas 23 ndeshjeve, Middlesbrough renditet në vendin e nëntë me 35 pikë të grumbulluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button