6 detaje që stjuardesat studiojnë tek pasagjerët gjatë udhëtimit!

Kemi shkruar jo pak për sekretet e bordit të linjave ajrore, ndërsa duket se kodet e tyre nuk kanë të mbaruar. Në sytë tanë, stjuardesat janë vajzat që kujdesen për ushqimin dhe sigurohen të na dhurojnë sa më shumë buzëqeshje, por ja që jo gjithçka fillon dhe mbaron këtu. Në fakt, ato na studiojnë gjatë gjithë kohës, për arsye të çuditshme transmeton Bordo.al.

Edhe ju mund ta keni vënë re se kalimet sa lart poshtë të stjuardesave shoqërohen me shikime të shpejta për secilin nga pasagjerët, e kjo duket fare normale kur mendon përgjegjësinë e kujdesit që tregojnë karshi udhëtarëve. Por, kjo nuk është e gjitha. Bordi i një linje ajrore amerikane ka zbuluar gjashtë sekrete, që bëjnë të kuptojmë sa me detaje vëzhgohemi gjatë një fluturimi.

1. Stjuardesat shikojnë formimin fizik të meshkujve, për të vërejtur se cili është më i forti. Në raste rreziku, ato selektojnë personat më të aftë që mund të ndihmojnë në një situatë delikate.
2. E kuptojnë kur je i punësuar në linjat ajrore.
3. E dallojnë menjëherë kur dikush është i pirë ose në gjendje të keqe shëndetësore.
4. E lexojnë në sy kur dikush e ka fobi fluturimin.
5. Nëse dikush ka paaftësi fizike, sado që përpiqet t’i fshehë, stjuardesat e vërejnë menjëherë.
6. E nuhasin kur dikush po përpiqet të bëjë diçka ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button