Vasil Ruçi refuzon ftesën e FSHF-së: Ju më helmoni me bukë

Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruçi, nuk heq dorë nga të qenit rebel sportiv edhe jashtë fushës pas kaq shumë vitesh nga mbyllja e karrierës. Nuk i ka pëlqyer që ka qenë kaq i anashkaluar nga FSHF-ja në dekadën e fundit dhe në këtë fundvit u ka dhënë një përgjigje epike drejtuesve të FSHF-së.

Një prej zyrtarëve të lartë të kësaj të fundit, në emër të institucionit i ka dërguar një mesazh në numrin e tij personal Vasil Ruçit, duke e ftuar zyrtarisht për të marrë pjesë të premten në ceremoninë e fundvitit, raporton Panorama. Mirëpo, ish-sulmuesi bëri një “driblim” të rrallë, teksa, pasi refuzoi të pranonte ftesën, i ktheu edhe një përgjigje nga ato që i kanë të gjitha brenda.

“Faleminderit për ftesën pas 15 viteve, por kam frikë të vij se mos më jepni bukë të helmuar si Petro Nini Luarasit…”, ishte mesazhi epik i Vasil Ruçit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button