Ngjarja makabre në Tiranë, at e bir jetonin mes skamjes në Shkozë (FOTO)

Ngjarja makabre në Tiranë ka tronditur thellë opinionin publik pasi një djalë 28-vjeç ka qëlluar disa herë me çekiç babain e tij dhe trupin e pajetë e ka hedhur në liqenin e Farkës.

Familja Aliaj kishte zbritur nga Kukësi vite më parë dhe ishin vendosur në zonën e Shkozës aty ku kishin ndërtuar me mund një banesë përdhese, ndërsa jetonin në kushte të vështira ekonomike.

“BalkanWeb” mëson se i vetmi konflikt që ka pasur viktima me fëmijët e tij, ka qenë divorci me bashkëshorten pak vite më parë. Një pjesë e fëmijëve nuk e kanë pritur mirë dhe janë larguar në emigrim, ndërsa Selmani i papunë ka qëndruar në banesën përdhese më të atin. Fqinjët hedhin dyshime se ndoshta ky konflikt mund të jetë ndezur sërish mes babait e të birit, ç’ka ka sjellë edhe fundin tragjik.

Gjendjen e vështirë ekonomike ku jetonin e konfirmon edhe fakti që prej kohësh kishin nxjerrë në shitje banesën e tyre.

I moshuari njihej në zonë si një njeri punëtor, e prej kohësh punonte me tricikël. Mjeti me ngjyrë blu ndodhet përpara banesës. Fqinjët thonë se edhe i biri, ndonëse i papunë, nuk shquhej si njeri problematik.

Sakaq familjarët kanë hapur dyert e mortit dhe askush nuk pranon të flasë për këtë ngjarje të rëndë, aq më tepër për faktin se i biri jo vetëm e masakroi me çekiç në gjaknxehtësi e sipër, por edhe u mundua të fshehë ngjarjen, duke e hedhur trupin e të atit në një kanal dytësor pranë liqenit të Farkës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button