Caca-Nikollovska: Ka përparim të vogël në transparencën e Këshillit Gjyqësor

“Mund të shihet përparim i caktuar në transparencën e Këshillit Gjyqësor, por sipas hulumtimeve tona, ende është e pakënaqshme, ashtu siç e kërkojnë dokumentet ndërkombëtare”, deklaroi kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca-Nikollovska, njofton Portalb.mk.

Vëzhgimi i raportit për transparencë, llogaridhënie dhe efektivitet të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për periudhën gusht – nëntor 2017 tregon se janë mbajtur 11 seanca, prej të cilave 6 kanë qenë të hapura dhe 5 kanë qenë të mbyllura për opinionin, ndërkaq vendimi për zgjedhje të gjykatësve dhe kryetarëve janë rëndë të qasshme, ndërkaq procesverbalet nga seancat nuk janë publikuar.

“Transparenca është e nevojshme që të munden qytetarët të mësojnë se pse një gjykatës është zgjedhur, pse një tjetër nuk është zgjedhur. E njëjta ka të bëjë edhe me vetë gjykatësit të cilët mund të jenë të pakënaqur nga zgjedhje, ndërkaq thjeshtë nuk e dinë se pse nëse i kanë plotësuar kushtet nuk janë zgjedhur dhe cila është arsyeja për diçka të tillë”, tha Caca-Nikollovska.

Ajo theksoi se ka rritje të shkarkimeve të gjykatësve të cilët në mënyrë të pakënaqur nga procedura janë drejtuar në Strasburg.

“Gjykatësit paraqiten në Strasburg për shkak të asaj jo-llogaridhënies dhe transparencës. Çështje tjetër është pavarësia. Nuk mendimi të kemi gjyqësor të pavarur, nëse në pjesën e zgjedhjes dhe shkarkimi të gjykatësve nuk ka transparencë dhe llogaridhënie të organeve dhe nuk ka kurrfarë përgjegjësie në atë pjesë”, tha Caca-Nikollovska.

Sipas saj, këto probleme mund të tejkalohen nëse vendosen obligime më të fuqishme ligjore në drejtim të asaj që sjellja e organeve të jetë nën vëzhgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button