Zyrtare: Shikoni kur do të luaj Diego Costa për Atleticon
Diego Costa ka disa muaj që po stërvitet me skuadrën e Atletico Madridit, tek e cila u transferua nga Chelsea më 26 shtator
Sulmuesi spanjoll është i lirë të luaj nga 1 janari i vitit 2018 kur edhe hapet afati kalimtar i transferimeve.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, Costa do të debutojë me Atleticon që në ndeshjen e parë të tyre, e cila do të jetë me 3 janar.
Bëhet fjalë për përballjen ndaj Lleida në kuadër të rrethit të dytë të Copa del Rey.
Përveç tij, në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe transferimi tjetër i verës, spanjolli Vitolo, që pjesën e parë të sezonit e kaloi në huazim të Las Palmas