Daul: krimi dhe droga e pengojnë Shqipërinë në rrugën e Evropës
Droga dhe krimi janë një problem për zhvillimin e Shqipërisë.
Ka qenë ky mesazhi i përcjellë përmes “Twitter”-it nga presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, përcjell “Shekulli”
“Krimi dhe droga në Shqipëri janë një problem i madh që pengon rrugën e Evropës. Përpjekje reale duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, shkruan ai në postimin e parë.
Mandej Daul e ka theksuar mesazhin e tij përmes një postimi të dytë ku thotë: “Aspiratat për Bashkimin Evropian të Shqipërisë do të jenë vetëm kur të ketë sundim të ligjit, të zbatohet pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit”.