Të pathyeshmit e kampionateve europiane

Mbrëmjen e kësaj të shtune, në “Allianz Stadium” të Torinos, Juventusi do të ketë objektiv kryesor parakalimin e Interit në renditjen e Serie A, për të fjetur të paktën një natë i sigurtë në kryesimin që nuk do të cënohej nga Napoli, transmeton Top Channel.

Por, për ta bërë këtë “Zonja e vjetër” do të duhet të ndalojë pathyeshmërinë e zikaltërve në kampionat.

Këtë sezon, armata e trajnerit Spalletti ka ofruar garanci në prapavijë dhe, pavarësisht se përballë janë kampionët, të trija rezultatet janë në lojë. Duke konsideruar 5 kampionatet më të forta kontinentale në këtë sezon, kryesuesi e Serie A është në një renditje luksi me të tjerë gjigantë.

Manchester Citi në Angli nuk e njeh ende humbjen, por mund të ndalet në derbin e vështirë në “Old Trafford” këtë të dielë, kundër Manchester United. Të pathyeshëm deri më tani janë edhe Barcelona e Atletico Madrid, ndërsa të tjerët janë mundur të paktën një herë.

Nëse zgjerojmë hartën e kampionateve në 10 kampionatet më të mira europiane, gjejmë pa humbje edhe Porton e Sportingun e Lisbonës, në Portugali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button