Londra pret llogaria për “shkurorëzim” me BE-në të jetë 35-39 miliardë funte

Llogaria për “shkurorëzim” me BE-në në vlerë midis 35 miliardë dhe 39 miliardë funta do të ishte marrëveshje korrekte, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministres britanike, Tereza Mej.

“Presim shuma të jetë midis 35 dhe 39 funte. Ne këtë do ta pranonim si zgjidhje korrekte për obligimet tona”, shtoi ai.

Komisioni Evropian sot refuzoi ta zbulojë shumën të cilën Londra do ta ketë si borxh ndaj Unionit gjatë tërheqjes nga BE-ja.

“Asnjëherë nuk kam zbuluar numra, nuk do ta bëj as sot”, deklaroi në konferencë shtypi kryenegociatori i BE-së, Mishel Barnie.

Мишел Барние

Sipas tij, siç njoftoi paraprakisht MIA, është e rëndësishme borxhet e Britanisë së Madhe të kyçen në marrëveshjen e cila u arrit sot.

“Çështja nuk është politike, por nuk mund të bëjmë përllogaritje të saktë – shuma e shpenzimeve do të ndryshojë viteve të ardhshme”, sqaroi Barnie. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button