Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
Para zgjedhjeve lokale që u mbajtën në tetor të këtij viti kandidatët e partive politike që garonin me programet e tyre në komuna bënë premtime të shumta për të përmirësuar gjendjen aktuale. Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët i cili fitoi mandatin e kryetarit në komunën e Gostivarit gjatë fushatës parazgjedhore fillimisht premtoi depolitizimin e arsimit dhe sipas tij të gjitha konkurset do jenë transparente dhe të gjithë njerëzit do të mund të konkurrojnë nëse plotësojnë kushtet që kërkohen.
Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.
Premtim tjetër i Taravarit është edhe zgjidhja e problemit të deponisë , si dhe zgjidhjes së problemit që Gostivari ende nuk ka matës të ndotjes së ajrit. Çështja tjetër e cila do të ketë prioritet për ne është edhe filtrimi i ujit, u shpreh Taravari në Debatpernime në Gostivar Portalb.mk, ku sipas tij Gostivari është qyteti i vetëm ku banorët pinë ujë të pa filtruar dhe nga gypat që përmbajnë asbest që është shumë kancerogjen.
Çështjen e deponisë Taravari tha se do ta zgjidh së shpejti pasi që sipas tij ka dy projekte tani të gatshme, njëri është i qeverisë norvegjeze, të cilët kanë qenë të interesuar edhe gjatë vitit 2013, projekt ky i cili do shkon me koncesion, gjithashtu ka edhe një projekt turk të cilët janë të interesuar dhe komuna do të jetë qiradhënëse ose do ta jep me koncesion. Ai tha se menjëherë pas zgjedhjeve do të fillojë ta realizojë këtë premtim.
Taravari po ashtu premtoi investime në shëndetësi me vlerë prej 11 milion euro.
Sa i përket bulevardit ‘Braka Gjinovski”, Taravari premton se do të bisedojë me qytetarët për të zgjidhur këtë problem. Sa i përket lumit Vardar Taravari premtoi se do të investohet që së paku të ketë korsi për biçiklistët si dhe do të punohet për zonën industriale dhe pazarin. Për këtë të fundit, rregullimin e tregut, Taravari premtoi se brenda vitit të parë të mandatit si kryetar komuna do të zgjidhet kjo çështje.
Taravari premtoi se sa i përket arsimit do të investohet edhe në Konviktin e nxënësve të shkollave të mesme, projekt ky i cili sipas tij pritet të realizohet për afatin kohor prej një viti. Gjithashtu edhe çatia e shkollës fillore “Goce Dellçev” do të rregullohet brenda muajve të parë, premtoi Taravari.
Gostivarit sipas Taravarit i nevojiten katër çerdhe të reja, dy në qytet dhe dy në periferi, të cilat ai premtoi se do t’i kryen brenda vitit të parë të mandatit të tij si kryetar.
Taravari premtoi edhe largimin e kazinove nga qyteti si dhe avancim të fushës së kulturës. Ndërmarrje me punësimin e veterinereve që do të trajton problemet me qentë endacak, premtoi Taravari në fushatën parazgjedhore.
- LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
- LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
- LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
- LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
- LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
- LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
- LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës
- LEXO: Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
- LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
- LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
- LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
- LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
- LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
- LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili