Trump: Raportet për shkarkimin e Tillersonit janë “lajme të rrejshme”

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë në rrjetin Twitter ka shkruar se raportet e mediave se ai planifikon zëvendësimin e sekretari të shtetit, Rex Tillerson, gjatë disa javëve të ardhshme, janë “lajme të rrejshme”.

Trump tha se Tillerson “nuk largohet dhe megjithqë ne nuk pajtohemi në disa tema, unë e kam fjalën e fundit, dhe ne punojmë mirë së bashku”, transmeton REL.

Po dje, Tillerson u tha gazetarëve në Uashington se raportet janë “qesharake”.

Para dy ditësh, e përditshmja New York Times, duke i cituar zyrtarët e lartë qeveritarë të paidentifikuar, ka raportuar se Trump dëshiron ta zëvendësojë Tillersonin me drejtorin e agjencisë CIA, Mike Pompeo.

Gjatë një paraqitjeve në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur për raportin në New York Times, presidenti Trump është përgjigjur: “Ai është këtu. Rexi është këtu”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button