Mbi 65 litra reshje të shiut në Kriva Pallankë, deri të dielën pasdite mot i vranët dhe reshje të shiut

Më shumë reshje të shiut deri në orën tetë të mëngjesit kanë rënë në Kriva Pallankë, ndërsa më pak në Kumanovë. Informacionet e fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se në Kriva Pallankë kanë rënë 66 litra në metër katror, ndërsa në Kumanovë 21 litër në metër katror.

Përveç në Kriva Pallankë, shumë shij ka rënë edhe në Manastir – 48 pastaj në Ohër dhe Topollçan 46, në Dibër 45, në Pretor 44, në Mavrovë, Vinicë dhe Krushevë 43, në Pozharan 42, Lazaropole 41, Dojran dhe Tetovë 40, Berovë 35 dhe Shtip edhe Gjurishte 34. Tridhjetë litra në metër katror shij kanë rënë në Strumicë, ndërsa nën 30 l/m2 në Demir Kapi ku deri në orën tetë kanë rënë 27 l/m2, në Shkup 26, Gjevgjeli 23 dhe Prilep 22 litra në metër katror.

Sot në mëngjes mot me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut, të cilat do të jenë më intensive në perëndim dhe në lindje (lokalisht mbi 25l/m2), ndërsa në pjesën jugore edhe kushte për bubullima. Në zonat malore mbi 2000 metra lartësi mbidetare do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperatura do të lëvizë prej 5 deri në 13 gradë.

Gjatë ditës pritet mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, të cilat do të jenë më intensive në perëndim dhe në lindje, ndërsa në jug edhe me kushte për bubullima. Në zonat malore mbi 2000 metra lartësi mbidetare do të ketë të reshura të dobëta të borës. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë prej shtatë deri 13 gradë.

Natën drejt të dielës dhe të dielën paradite do të ketë të reshura të cilat do të jenë më intensive në perëndim. Prej të hënës do të mbisundojë mot më i freskët me erë nga veriu, ndërsa në zonat malore do të ketë të reshura të dobëta të borës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button