Shkup, u prezantuan masat kundër vërshimeve

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në kanë prezantuar sot projektin përmes të cilit parashikohet që të evitohet rreziku nga vërshimet për Shkupin që vijnë nga Mali Vodno dhe Mali i ZI i Shkupit, njofton Alsat-M. Ndonëse në Vodno, por edhe në Malin e Zi prej kohësh janë hapur kanale me qëllim parandalimin e vërshimeve, të njëjtit me kohë nuk janë pastruar dhe janë jashtë funksionit.

“Rreziku më i madh për vërshime në rrethin e Shkupit vjen nga Mali i Zi i Shkupit dhe nga Vodno. Në Malin e Zi të Shkupit dhe në Vodno veç më janë hap kanale, megjithatë ata nuk janë mirëmbajtur siç duhet gjegjësisht nuk janë pastruar si duhet dhe sërish paraqesin rrezik për zonat që u vërshuan në vitin 2016 . Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në kemi përgatitor në plan aksionar dhe të gjithë masat që qyteti të mbrohet nga vërshimet” – deklaroi Sfetanka Ikovona matrinovska, sektori për mbrojtje të ambientit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button