Çfarë po ndodh? The Weeknd dhe Bella Hadid ribashkohen sërish?

Pas ndarjes së The Weeknd dhe Selena Gomez muajin e kaluar, duket se këngëtari i njohur nuk po humbet kohë për t’i treguar Selena-s se nuk e ka vrarë mendjen për këtë ndarje, transmeton Revista Class.

Pasi u fotografua me modelen që ka qenë e dashura e Justin, tani The Weeknd ka një tjetër plan; të ribashkohet me Bella Hadid. Abel është fotografuar teksa dilte nga apartamenti i Bella-s në New York.

Ai përkulej herë pas here për t’iu fshehur paparacëve, por çdo ka qenë e kotë pasi ky moment nuk i ka shpëtuar mediave të huaja.

Thuhet se The Weeknd po bën çmos që të pajtohet me Bella-n, pas ndarjes me Selena-n.

Nga ana tjetër Justin dhe Selena janë ribashkuar dhe duan që ta mbajnë private dashurinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button