Prej sonte në Maqedoni pritet të ketë reshje intensive të shiut

Nën ndikim të ciklonit nga Mesdheu gjatë natës në Maqedoni priten reshje më intensive të shiut, të cilat në perëndim do të shtrihen drejt jugut.

DPHM kumtoi se reshje të shiut me intensitet më të dobët deri mesatar do të ketë edhe nesër gjatë ditës. Lokalisht ato do të jenë më vërshuese dhe diku diku do të reshin edhe deri në 25 litra në metër katror, sidomos në pjesët perëndimore dhe juglindore. Në këto rajone është e mundur edhe paraqitje e rrallë e bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore.

Në ditët të vijim do të ketë stabilizim të motit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button